Aktualitet

Korrupsion, spiunazh për Kinën dhe komplot kundër qeverisë amerikane, reperi i grupit Fugees shpallet fajtor, rrezikon deri në 20 vite burg

Reperi amerikan, Pras Michel, i bandës Fugees, u shpall fajtor për spiunazh për Kinën dhe komplot kundër qeverisë amerikane.

Sipas mediave të huaja, ai rrezikon deri në 20 vite burg. Artisti dyshohet se ka ndihmuar autoritetet e Pekinit të kenë akses te zyrtarët më të lartë të SHBA-së dhe kontaktet me dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump.

Sipas aktakuzave, këngëtari dyshohet se ka tentuar të “krijojë lidhje” në emër të qeverisë kineze dhe biznesmenit malajzian Jho Low.

Michel u shpall fajtor për komplot, rryshfete dhe lobim të paregjistruar në emër të një qeverie të huaj.

Gjatë seancës gjyqësore, reperi pohoi se ka marrë rreth 20 mln dollarë nga biznesmeni Low në vitin 2012, për të ‘bërë një foto me Obamën”. 800 mijë dollarë i ka përdorur  për të financuar fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan përmes një sërë donatorësh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button