Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Gjermania, arrestohet në Itali 24-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Modena. Sipas “Lapressa.it” 24-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga shteti gjerman për kokainë është arrestuar nga policia në Itali.

Ai kërkohej për një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt, ku gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermane gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.

/a.r

#Ishte #shpallur #në #kërkim #për #trafik #droge #nga #Gjermania #arrestohet #në #Itali #24vjeçari #shqiptar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button