Sport

Gavi i Barcelonës, talenti më premtues në botë. Ja lista me 15 të rinjtë më të lakmuar në futboll

Observatori i Futbollit CIES ka përditësuar listën e talenteve të rinj, më premtuesit në botën e futbollit. Lojtari i Barçës, Gavi, ka rezultuar me projeksionin më të madh nga të gjithë talentet që ekzistojnë sot.

Për të realizuar këtë renditje, nga të cilat po veçojmë 15-shen e parë, janë marrë parasysh dhe thelbësisht tri koncepte kyçe: minutat e luajtura në ndeshjet zyrtare gjatë 365 ditëve të fundit, niveli sportiv i ndeshjeve dhe rezultatet.

Duke u bazuar në këto tri koncepte, CIES ka bërë një mesatare aritmetike që arrin në përfundimin se Gavi, i ndjekur nga Bellingham, është talenti më premtues.

Ja top-15 futbollistët e rinj më premtues:

Bilal El Khannouss (Genk)

Benjamin Sesko (Salzburg)

Zeno Debast (Anderlecht)

Andrey Santos (Vasco da Gama)

Alejo Véliz (Rosario Central)

Youssoufa Moukoko (B. Dortmund)

Angelo Gabriel (Santos)

Endrick (Palmeiras)

Milos Kerkez (AZ Alkmaar)

Alejandro Balde (Barcelona)

Vitor Roque (At. Paranaense)

Antonio Silva (Benfica)

Marcos Leonardo (Santos)

Jude Bellingham (Borussia Dortmund)

Gavi (Barcelona)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button