Aktualitet

Gjendet motori që përdori vrasësi portugez i Ardian Nikulajt (FOTO)

Policia ka mundur të gjejë ditën e sotme motorin e përdorur nga vrasësi Ruben Saravia, gjatë ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Mësohet se motori është gjetur në një lum në Kakarriq të Lezhës. Sipas policisë, mjeti është gjetur pas informacioneve të mara në terren nga grupi hetimor.

Policia njofton se ‘si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button