Aktualitet

Zelenski në Tiranë/ Nurellari: E portretizon Shqipërinë vend me peshë dhe të besueshëm

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH politologu Adri Nurellari u shpreh se ardhja e Zelenskit është një mundësi e mirë për Shqipërinë dhe për integrimit të saj. Për më tepër Nurellari tha se Shqipëria duhet ta shfrytëzojë sa më mirë këtë vëmendje që po merr nga ndërkombëtarët.

“Aktivitete kaq të rëndësishme e kanë portretizuar Shqipërinë si vendin me te pranueshëm dhe me të besueshëm për sa i përket orientimit gjeo-politik drejtë perëndimit, padyshim kjo është diçka për tu krenuar pavarësisht përkatësisë politike sepse është në një farë mënyrë një shpërblim që i bëhet Shqipërisë.

Kjo është një mundësi e mirë për Shqipërinë që ta shfrytëzoj këtë vëmendje që merr, ndërkombëtare, këtë peshë, këtë rol të ri që në një farë mënyre të shërbejë si modeli i ringjalljes brenda Ballkanit Perendimor, brenda Ballkanit në përgjithësi dhe sepse në një farë mënyre ka një letargji drejtë procesit të integrimit dhe prej një dekade nuk ka hyrë asnjë anëtar që prej Kroacisë”, tha Nurellari.

/f.s

#Zelenski #në #Tiranë #Nurellari #portretizon #Shqipërinë #vend #peshë #dhe #të #besueshëm
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button