Aktualitet

“Të korruptuar ose të paaftë”/ Ngjela: Nëse shqyrtohet vendimi për ’21 Janarin’, rrezikohen gjyqtarët që dhanë dënimin

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, foli mbi caktimin e seancës gjyqësore në 12 mars në Gjykatën e Lartë ku do të vendoset nëse dosja e ’21 janarit’ do të hetohet nga SPAK.

Ngjela tha se nëse gjykata shqyrton dënimin e dhënë për 2 gardistët që qëlluan drejt protestuesve, rrezikohen edhe gjyqtarët të cilët kanë miratuar vendimin për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon duke i dënuar me 1 dhe 3 vite burg.

Sipas tij, gjyqtarët që kanë dhënë një vendim të tillë për vrasjen e 4 protestuesve para kryeministrisë, janë ose të korruptuar ose të paaftë.

Në fillim ka qenë një gjyq krejtësisht jashtë konceptit procedurial normal, nuk janë marrë të gjithë të pandehur, tani janë marrë qarqet e larta si të pandehur. Kjo ka rifilluar për të dhënë në drejtësi dhe ka marrë personalitete të mëdha, edhe ministrin si të pandehur. Është përmirësim i abuzimit të parë. Nëse gjykata dënon dhe e kalon në sfera shumë të arsyetuara me fakte, rrezikohen gjyqtarët e dënimit të parë. Edhe akuzatorët e dënimit të parë. Sepse kuptohet se ata janë ose të korruptuar ose të paaftë. Sepse është shkelje ligji. Ato quhen vendime absolutisht të pavlefshme”- u shpreh Ngjela.

Sa i takon pyetjes nëse edhe Berisha mund të merret si i pandehur për 21 janarin, avokati tha se ish-kryeministri është larg përgjegjësisë penale, pasi vendimet e qeverisë janë kolegjiale dhe nuk mbahen përgjegjësi personale.

“Atë duhet ta gjente prokuroria jo unë. Atë e ka akuza. Me një të folur apriori, ai është larg për përgjegjësinë penale sepse një vendim qeverie ka një dispozitë, për krime kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Vendimet e qeverisë prandaj i shpëtojnë sepse janë vendime kolektive pavarësisht se firmos kryeministri”- tha avokati.

Mes të tjerash, Ngjela u ndal edhe në çështjen e projektligjit të Amnistisë Penale duke u shprehur se bëhet fjalë për ‘humanizëm’ dhe nuk duhet të ketë përjashtime të të dënuarve të caktuar që përfitojnë, përkundër pretendimeve të opozitës që thekson se nuk duhet të përfitojnë të dënuar nga GJKKO apo të hetuarit nga SPAK.

/f.s

#Të #korruptuar #ose #të #paaftë #Ngjela #Nëse #shqyrtohet #vendimi #për #Janarin #rrezikohen #gjyqtarët #që #dhanë #dënimin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button