Aktualitet

“Kanë fituar zemrën e qytetarëve”, Berisha: Jemi të sigurt në fitoren e kandidatëve tanë në Durrës dhe Elbasan

“Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan po shënojnë suksese shumë të mëdha”, kështu ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në studion e Panorama TV.Berisha u shpreh se kandidatët po shënojnë sukses në fushatën e tyre dhe u shpreh i sigurt se do të korrin fitore. Sipas tij këtë e gjë e di dhe vetë Edi Rama, ndaj dhe është i frikësuar.

“Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurt në fitoren e tyre, Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë i tronditur. Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve”, u shpreh Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button