Aktualitet

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të ngrohta Mesdhetare ku presim rritje të konsiderueshme të temperaturave në  territorin e Shqipërisë.

E Hënë, 26 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, vranësira mesatare dhe reshje shiu lokale në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     6/16°C

– Zonat e ulëta      8/19°C

– Zonat bregdetare 12/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 26 Shkurt 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –10°C në mëngjes deri në  14°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 27 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     5/16°C

– Zonat e ulëta      8/22°C

– Zonat bregdetare 12/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #kthjellime #dhe #vranësira #Temperaturat #të #jenë #rritje #në #mesditë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button