Vrasja e Metës në Durrës, policia: E planifikuar! Dy vëllezërit vrasin e groposin në oborr të atin për të mbrojtur të motrën! Donte ta fejonte…!

Policia e Durrësit zbardh vrasjen e rëndë të ndodhur në fshatin Shën Vlash të Durrësit. Dy djemtë e Pëllumb Metës dhe vajza 19 vjeçare janë arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e 50 vjeçarit ndërsa do të hetohet në gjëndje të lirë e ëma.
Sipas policisë Hysen Meta e ka qëlluar me pistoletë. Motivi konfliktet e vazhdueshme dhe faktet që donte të fejonte vajzën pa dëshirën e saj.
Hysen Meta 25 vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe vëllai.
Trupi i 50-vjeçarit u zhvarros dhe u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku u konstatua se ishte vrarë me 4 plumba. Arma e krimit u gjet në një kënetë pranë fshatit.
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50 vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit për të cilën fillimisht u arrestua vajza e tij 19 vjeçare Hygerta Meta.
Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me tëcilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.
#Vrasja #Metës #në #Durrës #policia #planifikuar #vëllezërit #vrasin #groposin #në #oborr #të #atin #për #të #mbrojtur #të #motrën #Donte #fejonte..
Java News