Aktualitet
Vrasja e babait 50-vjeçar në Shënvlash, policia e Durrësit: Ekzekutori ka qenë djali 25-vjeçar, ja roli i vajzës

Policia e Durrësit ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shënvlash, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros në oborrin e banësës nga familjarët e tij.
Autoritet bëjnë me dije se ekzekutori ka qenë djali Hysen Meta, 25-vjeçar i i po ashtu është arrestuar, ndërsa vajza 19-vjeçarem Hygerta Meta, e cila mori përsipër fillimisht përgjegjësinë e krimit ka qenë bashkëpunëtore.
Po ashtu në pranga është vënë edhe djali i vogël, Amarildo Meta, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në varrosjen e viktimës, ndërsa është proceduar bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta./m.j
#Vrasja #babait #50vjeçar #në #Shënvlash #policia #Durrësit #Ekzekutori #qenë #djali #25vjeçar #roli #vajzës
Java News