Sport

Trofeu i fituar u harrua shpejt! Conceicao e sheh veten në rrezik, Milani i vendos objektivin që i trondit stolin –

Pas një kohe të vështirë me Fonseca-n, Milani nisi një aventurë me Conceicao në mënyrën më ideale të mundshme. Dy ndeshje të fituara kundër Juventusit dhe Interit dhe më pas fitimi i Superkupës, më mirë nuk mund të kishte. Por ky trofe dhe kjo histori është harruar shpejt. Kuqezinjtë i kanë zhgënjyer tifozët e tyre me mënyrën sesi reaguan në ndeshjen kundër Feynord në Champions League, në humbjen 1-0 në transfertë.

Megjithatë edhe nëse e përmbys këtë ndeshje, për Conceicao-n nuk ka shpëtim. Mediat italiane tregojnë se drejtuesit i kanë vendosur si kusht trajnerit të ri që të shkojë në katër vendet e para për të qenë sërish në Champions sezonin tjetër ose në të kundërt, do të largohet. Aktualisht Milani ndodhet në vendin e 7 me 38 pikë, ndërsa në vendin e katërt gjendet Lacio me një ndeshje më shumë të luajtur, me 45 pikë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Trofeu #fituar #harrua #shpejt #Conceicao #sheh #veten #në #rrezik #Milani #vendos #objektivin #që #trondit #stolin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button