Aktualitet

Mund të jetë ministër ose… –

Dosja që çoi në pranga kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj u depozitua në SPAK vitin e kaluar nga një person me gjeneralitetet Nesti Angoni. Sot ende nuk dihet se kush është ky person apo nëse ekziston realisht.

Gazetari Ardit Rada ngriti disa pikëpyetje në studion e News24. Ai tha se SPAK ka detyrimin të sqarojë para opinionit publik se kush është Nesti Angoni dhe nëse është ministër, funksionar politik apo i burgosur.

Ardit Rada: SPAK ankohet për furgonin e policisë se e penguan mbështetësit e Veliajt para GJKKO, pyetja e parë që shtrohet është pse Berisha shkonte në GJKKO me makinë private dhe jo me makinë policie. Nuk respektoi arrestin shtëpiak, priste në shtëpi 10-20 njerëz në ditë. Nuk reagoi SPAK. Nuk rrinte policia. Heqja e arrestit shtëpiak u bë sipas arsyetimit të GJKKO se është para zgjedhjeve dhe duhet për fushatë. Kur ia heq një deputeti që vetë ka marrë 7 mijë vota 6 muaj para zgjedhjeve, pse e arreston këtë tjetrin 2 muaj para zgjedhjeve që ka 160 mijë vota? SPAK ka patur detyra shumë të rëndësishme përpara. Mund ta gjente edhe Adriatik Llallën në Romë në takimet e Sali Berishës. Edhe Arben Ahmetajn që nuk e gjejnë, por në fakt e gjen një gazetar gjithmonë. SPAK duhet të zbatojë të njëjtin standard. Reaksioni politik është normal sa kohë SPAK është produkt i politikës. Erion Veliaj është sulmuar për dyshin e PS? Dua të di kush është treshi? Garat bëhen për vendin e parë. SPAK duhet të sqarojë se kush është Nesti Angoni? Është ministër? I burgosur?

#Mund #të #jetë #ministër #ose
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button