Aktualitet
Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e parë në port!

Zyrtarisht në Durrës është çelur sezoni turistik edhe për këtë vit. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mëngjesin e kësaj të hëne është ankoruar në portin e Durrësit kroçiera e parë e cila ka sjellë 134 turistë, kryesisht francezë.
“Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon
Bukuroshja e Adriatikut me 134 turistë, kryesisht francezë”, shkruan Rama.
