Putin i kthen sytë nga Turqia: Është partneri ynë i besueshëm i energjisë

Në një intervistë për kanalin shtetëror rus Rossiya-1 , presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi Turqinë si partnerin më të besueshëm të energjisë, tani që Gjermania i ka kthyer shpinën hidrokarbureve ruse.
Udhëheqësi rus vuri në dukje se zyrtarët gjermanë janë të zënë me luftime të brendshme politike dhe se politikat e tyre po shkatërrojnë ekonominë e vendit.
“Në Gjermani po zhvillohet një mosmarrëveshje politike mjaft komplekse. Kush po përpiqet të qëndrojë në pushtet ose të vijë në pushtet ndonjëherë është vështirë të shihet nga jashtë. Është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të bëja asnjë vlerësim. Politika aktuale e qeverisë ekzistuese po i shkakton dëme kolosale të ardhmes së ekonomisë gjermane”, tha Putin.
Prej disa muajsh, Putin ka nisur “flirtin” me Erdogan, duke i dhënë këtij të fundit edhe sistemin raketor S-400.
Pikërisht, kjo “dhuratë” e Putin, bëri që Turqia të humbasë mundësinë e blerjes së dy avionëve ushtarak F-35.
SHBA i kishte premtuar Turqisë blerjen e dy avionëve F-35, por pas “flirtit” me Putin, këto pajisje iu dhanë Greqisë. Por pasi i dha “OK” Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, Turqia i ka kërkuar sërish Amerikës që ta pajisë me avionët F-35, por SHBA duket se do ia “plotësojë” dëshirën vetëm nëse Erdogan heq dorë nga “flirti” me Putin.
#Putin #kthen #sytë #nga #Turqia #Është #partneri #ynë #besueshëm #energjisë
Java News