Aktualitet

“E dashura e viktimës, s’ngacmohej nga autori”/ Detaje nga vrasja e 20-vjeçarit, flet për herë të parë vajza që ishte shkaku i sherrit që përfundoi në tragjedi

Gjykata e Tiranës la në burg 18-vjeçarin Aksel Hoxhaj, i arrestuari i dytë për vrasjen e Stiven Toshkëzit. Hoxhaj nuk dha sqarime në sencën me dyer të mbyllura, por u mbrojt vetëm nga avokati.

Prokuroria e akuzon atë për vrasje me deshje dhe mbajtje pa lejë e armëve te ftohta. Nga hetimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se, Hoxhaj është personi që konfliktohet me Toshkëzin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve ta marra i shkaktoi edhe vdekjen.

18 vjeçari u vetdorëzua në policinë e Tiranës disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Të premten gjykata la në burg edhe 18-vjeccarin Evis Maze me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.

Maze pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe në të njëjtën kohë nuk ishte në dijeni të konflitkit mes bashkëkoshatarëve, pasi sapo ihste kthyer nga Hollanda ku ndjek studimet. Sipas dosjes hetimore konflikti mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze.

Kjo e fundit ka treguar përballë hetuesve se ishte në një lidhje me 20-vjeçarin por është ngacmuar nga shoku i dy adoleshentëve, Arbër Murataj. Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konflitkuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit duke e kanosur dhe gërvishtur me thikë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button