Çfarë ambicie ka për të ardhmen e PD-së? –

Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën. I riu sfidon të vjetrin. I pakënaqur nga pozicioni në listë, i vendosur pas Flamur Nokës, Edi Palokës dhe madje Albana Vokshit, dhe jo në vendin e dytë që pretendonte, ambiciozi Belo ushqen ëndrra të mëdha brenda Partisë Demokratike, duke e konsideruar veten (si për arsye moshe, ashtu edhe për agresivitetin e tij verbal dhe numrin e protestave të dështuara që ka organizuar) pasardhësin e Sali Berishës. Dhe kështu guxon ta sfidojë publikisht liderin historik edhe për tema shumë të dashura për ish-doktorin.
Dje në mëngjes, për shembull, Berisha postoi në Facebook një plan delirant, ku pretendonte ekzistencën e një komploti të organizuar nga Edi Rama dhe Ulsi Manja për të goditur Erjon Veliajn në burg, nëpërmjet organizimit të disa përgjimeve të përdorura më pas nga SPAK për ta mbajtur në qeli. Një komplot në të cilin, sipas tij, ishte bashkëpunëtor edhe gazetari Carlo Bollino.
Mbrëmë, Belind Këlliçi i është përgjigjur, duke e përgënjeshtruar Berishën, por duke shpikur një tjetër komplot , këtë herë të organizuar nga Erjon Veliaj kundër Edi Ramës, nëpërmjet një sondazhi të transmetuar nga Report Tv, ku rezultonte që PS do të fitonte zgjedhjet, por njëkohësisht qeveria e Ramës kritikohej nga 52% e shqiptarëve. Edhe në këtë rast, sërish, bashkëpunëtor sipas tij ishte gazetari Carlo Bollino.
Pra, sipas Berishës, është Edi Rama ai që bën komplot kundër Erjon Veliajt. Sipas Këlliçit, përkundrazi, është Erjon Veliaj ai që bën komplot kundër Edi Ramës.
Natyrisht, çdo mendje inteligjente e kupton lehtësisht se asnjë nga këto komplotet nuk ekziston, dhe se lideri dhe zv.lideri gënjejnë me të njëjtin shpirt të zi. Por edhe nëse të dyja do të ishin të vërteta, si mund të jetë Carlo Bollino bashkëpunëtor i të dy palëve njëkohësisht?
#Çfarë #ambicie #për #të #ardhmen #PDsë
Java News