Drejtësia për Gërdecin/ Familjarët në homazhe për viktimat, SPAK vazhdon hetimet për korrupsion dhe pastrim parash –

Tragjedia e Gërdecit shënon përvjetorin e tij të 17- të që nga ngjarja e rëndë ku humbën jetë 26 persona.
Familjarët kanë kryer homazhe mesditën e sotme, ndërkohë që vijojnë të kërkojnë drejtësi për familjarët e tyre që humbën jetën në këtë tragjedi.
Mësohet se lidhur me drejtësinë dhe proceset gjyqësore për të hetuarit lidhur me cështjen Gërdeci, deri më tani Prokuroria e Posacme po heton ish-ministrin Mediun i dhe fazën e parë të ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve.
“Procesi nuk po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, ajo po gjykon pozicionin e ish- ministit Mediu për dy akuza.
Kjo lidhet me fazën e parë të ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Një tjetër hetim i Prokurorisë së Posacme, ka fraksionuar dosjen lidhur me kontratta për shitjen e muncioneve nga ana e kompanisë e cila ka pasur detyrë të paketonte dhe shiste muncionet. Bëhet fjalë për një kompani me seli në Qipro dhe Florida. Korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash. Prokuroria po heton për identifikimin e personave por deri tani nuk ka ndonjë person në akuzë.
Marsin e kaluar prokuoria ka kryer një sërë kontrollesh në disa shoqëri që dyshohet si të lidhura me zyrtatarë të lartë për marrëveshjen e shitjeve të municioneve, marrëveshje në 2007 dhe të jenë sekuestruar dokumenta dhe telefona”, thuhet në media.
#Drejtësia #për #Gërdecin #Familjarët #në #homazhe #për #viktimat #SPAK #vazhdon #hetimet #për #korrupsion #dhe #pastrim #parash
Java News