Aktualitet
Ngjarje e rëndë në Shkodër, 19-vjeçarja plagos me thikë vëllanë e mitur –

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një vajzë 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj.
Policia thotë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ditën e djeshme në banesën e saj, ajo ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.
#Ngjarje #rëndë #në #Shkodër #19vjeçarja #plagos #thikë #vëllanë #mitur
Java News