Aktualitet

1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n –

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e saj dhe të institucioneve të varësisë për të garantuar produkte cilësore dhe të sigurta për çdo familje shqiptare.

Anila Denaj tha se, “me përparimet në sigurinë ushqimore dhe mbështetjen për prodhimin vendas, sigurojmë që konsumatorët të kenë zgjedhje të besueshme dhe të standardizuara”.

Denaj bëri të ditur se,1909 teste të akredituara në ISUV, shënojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me vetëm 6 teste në vitin 2013 dhe 171 teste më shumë se objektivi për 2024, falë investimeve në teknologji dhe standardeve të BE-së për biosigurinë.

Gjithashtu u shpreh ajo, 52 milionë fara dhe fidanë të certifikuara në 2024 nga ESHFF, ofrojnë lëndë të parë të sigurt për fermerët tanë, teksa vuri në dukjes se, 400 testime për cilësinë e materialit mbjellës dhe 88 testime për varietete të reja në Katalogun Kombëtar, janë hapa konkretë drejt rritjes së cilësisë dhe eksporteve.

Ministrja shprehu angazhimin për garantimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

“Garantojmë cilësi dhe siguri ushqimore për të mbështetur prodhimin vendas dhe për të rritur besimin e konsumatorëve, ndërsa avancojmë në përafrimin e Kapitullit 12 me standardet e legjislacionit europian, në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, tha Denaj.

#teste #të #akredituara #në #laboratorët #sigurisë #ushqimore #nga #në #2013n
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button