Aktualitet
Nuk i la të hyjnë në shtëpi gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Është arrestuar një burrë në Mitrovicën e Jugut, pasi gruaja e tij ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ai ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët të hyjnë brenda.
I arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë.
#Nuk #të #hyjnë #në #shtëpi #gruan #dhe #fëmijët #tij #arrestohet #dyshuari #në #Mitrovicë
gazetablic.com