Aktualitet
Grabitet “Exchange” në zonën e Institutit, autorët çanë murin e biznesit ngjitur

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur te Ura e Institutit në kryeqytet ditën e enjte, ku persona të maskuar arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash.
Gazetari i Tv Klan, Merin Maçi ka mësuar se autorët kanë marrë 10 milionë Lekë të vjetra.
Autorët që mendohet se kanë qenë 3 persona, kanë çarë muret e biznesit ngjitur për të depërtuar më pas brenda exchange duke marrë paratë.
Më pas ata u larguan me një makinë tip BMW, që shfaqet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.
Për këtë grabitje nuk ka ende njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës.
/a.r
#Grabitet #Exchange #në #zonën #Institutit #autorët #çanë #murin #biznesit #ngjitur
Java News