Aktualitet

FOTO / U plagos në Athinë, ky është 34-vjeçari shqiptar i arrestuar më parë për trafik droge

34-vjeçari shqiptar Renis Fejzolli u plagos me armë zjarri në një atentat në Athinë.

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e shqiptarit, i cili u plagos pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në zonën e Botanikos. 34-vjeçari mori tre plumba në bark, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve, autorët kanë qenë në një mjet, i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë.
Shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

Pista ku po heton policia për plagosjen e shqiptarit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

/a.r

#FOTO #plagos #në #Athinë #është #34vjeçari #shqiptar #arrestuar #më #parë #për #trafik #droge
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button