Aktualitet

Liderët e BE sigurojnë 2 miliardë euro grante për Ballkanin Perëndimor, 4 miliardë euro…!

Bashkimi europian miratoi 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, por ky vendim është i rëndësishëm edhe për asistencën për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo deklaratë është bërë nga disa liderë të BE-së pas përfundimit të samitit në Bruksel, duke folur për rebalancin e kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2021-2027.

Liderët e BE-së miratuan vendimin unanim, duke siguruar edhe pajtimin e Hungarisë që për disa muaj e mbajti të bllokuar vendimin, për të cilin nevojitet miratimi i të gjitha vendeve anëtare.

Me këtë vendim ndahen gjithsej 65 miliardë euro për të plotësuar buxhetin e BE-së për katër vjetët e ardhshëm.

Nga këto, 50 miliardë euro do të jenë ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, afër 10 miliardë do të jenë për menaxhimin e migracionit ilegal.

Por 2 miliardë do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto do të përfshihen në planin e BE-së për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tani duhet edhe pajtimi i Parlamentit Evropian në mënyrë që BE-ja të mund të nisë dhënien e asistencës financiarë për rritje ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian ka përmendur paketën e përgjithshme prej 6 miliardë eurosh. Por, nga to 2 miliardë euroshdo të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë eurosh do të tërhiqen në formën e kredive të favorshme për të cilat garancitë do t’i japë Bashkimi Evropian./m.j

#Liderët #sigurojnë #miliardë #euro #grante #për #Ballkanin #Perëndimor #miliardë #euro..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button