Rama “kritikon” kreun e futbollit italian: 4 herë erdhe në Tiranë dhe s’më ke takuar

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte gjatë hapjes së ekspozitës në nderim të Paolo Rossit, legjendës së futbollit italian i cili është ndarë nga jeta tre vite më parë.
Në fjalën hapëse kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë edhe me Gabriele Gravinën. Një nga zv.presidentët e UEFA-s dhe kreu i futbollit në Itali, pasi Gravina për herë të katërt viziton Shqipërinë dhe Edi Rama i tha se nuk e ka takuar.
“Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Unë nuk e dija që ju keni ardhur katër herë këtu dhe nuk keni bërë asnjë shenjë edhe ndaj meje, por siç e thotë dhe profesori, ju të mëdhenjtë, presidentët e futbollit ndjeheni shumë të mëdhenj për të folur me të vdekshmit e zakonshëm e jo më me trajnerë e kryeministër.
Dua të ftoj të gjithë të vijnë të ndjekin këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nga një anëtar i familjes. Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen”, tha Edi Rama./m.j
#Rama #kritikon #kreun #futbollit #italian #herë #erdhe #në #Tiranë #dhe #smë #takuar
Java News