Dita e sotme do të dominohet nga kthjellime, temperaturat do të jenë me rritje

Presion i lartë atmosferik vijon të dominojë Europën Qendrore duke përfshirë Mesdheun Qendror duke përmbyllur muajin janar me mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 01 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në pjesën e pare të ditës, pasdite priten vranësira mesatare në perëndim. Era do të fryjë me drejtim vperëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -4/8°C
– Zonat e ulëta -1/16°C
– Zonat bregdetare 3/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 01 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në 8°C – 9°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 02 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta bore në skajet veriorë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,2 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 0/9°C
– Zonat e ulëta 3/16°C
– Zonat bregdetare 6/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
#Dita #sotme #të #dominohet #nga #kthjellime #temperaturat #të #jenë #rritje
Java News