Aktualitet
Arrestohet një grua si e dyshuar për keqtrajtimin e fëmijëve të saj

Të martën është arrestuar një grua në Podujevë, pasi që dyshohet se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit, e njëjta është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Podujevë 21.01.2024-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
#Arrestohet #një #grua #dyshuar #për #keqtrajtimin #fëmijëve #të #saj
gazetablic.com