Izraeli paralajmëron: Do të mbajmë kontrollin e sigurisë në Gaza për vite me radhë

Teksa thirrjet për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ministri i jashtëm i Izraelit ripërsëriti të martën qëndrimin se qeveria e tij synon të mbajë përgjegjësinë për sigurinë në Rripin e Gazës “për vite me radhë”.
Sipas Israel Katz ky rend i vendosur pas sulmit të 7 tetorit do të mbetet në fuqi “derisa të jemi të sigurt se nuk do të vritemi më nga Gazanët“.
Kreu i diplomacisë izraelite gjatë një interviste për mediat gjermane i ka quajtur edhe një herë anëtarët e lëvizjes islamike palestineze Hamas si “nazistët e rinj”, të cilët sipas tij “duhet të eliminohen”.
Ai e quajti absolutisht absurde që pas gjithçkaje që ndodhi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit “ka nga ata që po i thonë Izraelit se gjëja e duhur për të bërë është zgjidhja me dy shtete”.
Për më tepër, Katz këmbënguli se palestinezët vranë izraelitët dhe për këtë arsye qeveria e tij nuk ka ndërmend t’ua dorëzojë përgjegjësinë për sigurinë palestinezëve në të ardhmen.
/a.r
#Izraeli #paralajmëron #të #mbajmë #kontrollin #sigurisë #në #Gaza #për #vite #radhë
Java News