Aktualitet
Një shqiptar kryeministër, VMRO-DPMNE: Maqedonia prej sot është qiraxhi në shtetin e vet

“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punoj në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciq, e shitën shtetin, për interesa të tyre Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Milloshovski gjithashtu përmendi edhe shumë afera, e tendera “me flamuj evropian” dhe se si partia e Xhaferit është shëndrruar në parti kazinosh dhe lojra të fatit.
/a.r
#Një #shqiptar #kryeministër #VMRODPMNE #Maqedonia #prej #sot #është #qiraxhi #në #shtetin #vet
Java News