Aktualitet
Policia arreston një të dyshuar për dhunim në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.
Siç thuhet në njoftimin e PK-së, një grua kishte raportuar se është dhunuar nga i dyshuari, i cili tashmë është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
#Policia #arreston #një #të #dyshuar #për #dhunim #në #FushëKosovë
gazetablic.com