Aktualitet
Prishtinë: Gruaja raporton në polici se u rrah nga disa persona – ia vodhën edhe shtëpinë

Një grua ka raportuar në polici se është në Prishtinë sulmuar fizikisht nga dy apo tre persona të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë ku dyshohet se i janë vjedhur 70 euro dhe një unazë.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Policia rastin e ka cilësuar si “vjedhje grabitqare”
#Prishtinë #Gruaja #raporton #në #polici #rrah #nga #disa #persona #vodhën #edhe #shtëpinë
gazetablic.com