Arrestohet shqiptari në Greqi, çfarë i gjeti policia në makinë

Një 46-vjeçar shqiptar po lëvizte i armatosur teksa ishte duke drejtuar makinën e tij në një zonë të Janinës dhe është ndaluar për një kontroll nga policia.
Gjatë kontrolleve të kryera në mjetin që drejtohej nga 46-vjeçari, në sediljen e pasagjerit u gjetën dy thika, një thikë dhe një çakmak në formë revoleje me teh të integruar me grep, të cilat u konfiskuan.
I huaji është pyetur se përse i duheshin kaq shumë armë të mprehta, por ai nuk ka dhënë përgjigje bindëse.
Shqiptari 46-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në komisariatin vendor, i cili po kryen hetimet paraprake për përfshirje të mundshme në sulme dhe ndaj tij është ngritur një çështje për armëmbajtje pa leje.
/a.r
#Arrestohet #shqiptari #në #Greqi #çfarë #gjeti #policia #në #makinë
Java News