Klopp premton spektakël në finalen e EFL Cup ndaj Chelsea

Liverpool-Chelsea, është kjo finalja e këtij edicioni në EFL Cup, me sfidën që do të luhet më 25 Shkurt në “Wembley”.
Liverpool siguroi finalen pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit përballë Fulham, teksa kualifikimi u vendos nga suksesi në “Anfield”, ku skuadra e Klopp fitoi 2-1.
Jurgen Klopp u shpreh shumë i lumtur për kualifikimin në finale dhe mbi të gjitha përgëzoi skuadrën e tij, teksa theksoi se ndaj Chelsea-t do të jetë një ndeshje e madhe.
“Në finale përballë Chelsea-t? Do të jetë një ndeshje e madhe. Është një takim midis dy skuadrave që e kërkuan këtë finale dhe do të jetë një ndeshje e bukur.” – përfundoi Klopp.
Liverpool do të luajë finalen e 14-të në historinë e EFL Cup, teksa është skuadra më e suksesshme me 9 trofe dhe për herë të fundit ia doli në sezonin 2021-2022 pikërisht ndaj Chelsea-t, me “Blutë” që do të luajnë finalen e 10-të në histori.
#Klopp #premton #spektakël #në #finalen #EFL #Cup #ndaj #Chelsea
gazetablic.com