Aktualitet

Emrat/ Begaj dekretoi dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

1.      Gjeneral Brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Komandant i Forcës Tokësore”, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”, me Dekret nr. 30, datë 24.1.2024.

2.      Kolonel Aleksandër Koço Pando, me detyrë “Drejtor” i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 31, datë 24.1.2024.

3.      Kolonel Altin Qerim Kurti, me detyrë “Atashe Ushtarak i RSH-së në Republikën e Kosovës, jo rezident në Republikën e Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 32, datë 24.1.2024.

4.      Kolonel Bardhyl Feim Nuredinaj, me detyrë “Zëvendëskomandant i Akademisë së Forcave të Armatosura”, në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 33, datë 24.1.2024.

5.      Kolonel Vullnet Murat Doka, me detyrë “Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore” në Qendrën e Bashkuar Operacionale, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 34, datë 24.1.2024.

 

/f.s

#Emrat #Begaj #dekretoi #dhënien #gradave #madhore #në #Forcat #Armatosura
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button