AktualitetDurresi Sot

Boçi hap “thesin” e premtimeve: 3 mijë vende punë dhe “Disney” në Elbasan

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka shpalosur premtimet e fushatës përpara qytetarëve.Premtimi kryesor lidhet me vendet e punës. Ish-deputeti që e tenton për herë të dytë bashkinë, tha se nëse do të zgjidhet do të hapë 3 mijë vende të reja pune.200 njerëz, tha ai pretendohet që të punësohen vetëm te parku i lojërave dhe zbavitjes.“Synojmë ndërtimin e parkut të madh të lojërave dhe zbavitjes dhe një format i ngjashëm, jo adekuat i “Disney park”, që do të realizohet me ankand.

Bashkia do të bëjë projektin dhe do të ftojë kompani botërore. Pretendojmë që këtu të punësohen 200 njerëz me kohë të plotë”.Gjithashtu premtoi se do të ndërtojë “15 tregje të reja në qytet dhe njësitë administrative”. “Brenda vitit të tretë të mandatit të nisim punën për parkun teknologjik pranë universitetit” tha më tej ai.

Një tjetër pikë e programit lidhet me “uljen e gjerë të taksa dhe tarifave”. Këto dhe shumë premtime të tjera janë prezantuar sot nga Boçi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button