Aktualitet

Henderson: Ka qenë vit i vështirë për Ajaxin dhe për mua, mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin

Mesfushori anglez, Jordan Henderson edhe zyrtarisht është lojtar i Ajaxit.

Ish kapiteni i Liverpoolit u transferua në Arabi ku pati një periudhë të vështirë me skuadrën e drejtuar nga Steven Gerrard, Al-Ettifaq, shkruan Sport.

Vetëm 6 muaj pas largimit nga futbolli evropian, Henderson u rikthye sërish kësaj radhe te gjiganti holandez, Ajax.

Henderson foli për herë të parë si lojtar i Ajaxit, ku pranoi se ai dhe skuadra e tij e re kanë pasur vit të vështirë megjithatë potencon se ai dëshiron t’i ndihmojë skuadrës për të kaluar periudhën e vështirë.

“Ka qenë një vit i vështirë për Ajax-in. Kjo është e njëjta gjë për mua në gjashtë muajt e fundit. Kështu që, shpresojmë, ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për të ecur përpara dhe të jemi të suksesshëm”.

/ Sport/



#Henderson #qenë #vit #vështirë #për #Ajaxin #dhe #për #mua #mund #ndihmojmë #njëritjetrin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button