Aktualitet

Të denoncuara të vjedhura, 10 ikona rikthehen në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastër

10 nga 18 ikona të denoncuara të vjedhura në vitin 2008 nga Kisha e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, do të kthehen në shtëpi. Porcedurat gjyqësore kanë përfunduar dhe ikonat, të sekuestruara nga Policia e Shtetit në vitin 2022 do të rikthehen.

Ikonat janë ruajtur në ambientet e krijuara nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Në nëntor të vitit 2022 Ministria e Kulturës, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”, për të siguruar jo thjesht ambientet e përshtatshme për ruajtjen e tyre, por edhe për një trajtim të specializuar nga punonjësit e fushës.

/a.r

#Të #denoncuara #të #vjedhura #ikona #rikthehen #në #Kishën #Labovës #së #Kryqit #në #Gjirokastër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button