Aktualitet
Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e Berishës për masën “arrest shtëpie”

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha që ka apeluar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Çështja penale u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe do të shqyrtojë ankimimin që Berisha ka bërë për të rrëzuar masën e sigurisë së Shkallës së Parë, atë të arrestit shtëpiak.
Sali Berisha kërkon zëvendësimin e kësaj mase sigurie që ju caktua nga GJKKO më 30 Dhjetor 2023.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
/a.r
#Caktohet #trupi #gjykues #që #të #shqyrtojë #ankimimin #Berishës #për #masën #arrest #shtëpie
Java News