Aktualitet

Një burrë në Prishtinë raporton se u sulmua nga një grua, pranon tretman mjekësor

Një person në Prishtinë dje e ka denoncuar në Polici një grua, që, siç ka thënë ai, e ka sulmuar fizikisht.

Policia njoftoi në raportin 24-orësh se “viktima ka pranuar tretman mjekësor” pas rastit.

“Prishtinë 16.01.2024 – 17:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.



#Një #burrë #në #Prishtinë #raporton #sulmua #nga #një #grua #pranon #tretman #mjekësor
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button