Një Kombëtare e përbashkët Shqipëri-Kosovë? Ja si përgjigjen qytetarët

Prej kohësh në hapësirën shqiptare është diskutuar ideja e një Kombëtareje të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Këtë pyetje Barometri e ka ripërsëritur tek qytetarët për të kuptuar sa prej tyre i qëndrojnë kësaj ideje megjithëse sot të dyja shtetet shqiptare në rajon, edhe Shqipëria edhe Kosova kanë kombëtaret e tyre.
Rezulton se ende shumica prej tyre (41,4 % ) janë të idesë për një Kombëtare të përbashkët, madje nga matjet e fundit vihet re një rënie e vogël e këtij opinioni në 41,4 % këtë vit kundrejt 47,7 % që ka qenë dy vjet më parë në matjen e parafundit.
Më shumë shqiptarë sot janë të idesë se më e mundshme është të ketë kampionat apo ligë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe janë 52,4 % ata që kanë këtë mendim.
/a.d
#Një #Kombëtare #përbashkët #ShqipëriKosovë #përgjigjen #qytetarët
Java News