Shëndeti

Vdekjet e papritura nga sulmet në zemër, Dr. Brataj: Duhen ekzaminime të rregullta

Aksidentet kardiovaskulare klasifikohen si shkaku kryesor i vdekjeve në vend. Ndodhia e dy infarketeve kardiake të cilat u bënë publike në rrjetet sociale, njëra prej të cilave pranë gjykatës së Tiranës, klasifikohen si infarkte akute të papritura.

35% e sëmundjeve janë kardiologji dhe është maja e piramidës,” i tha RTSH kreu i emergjencave mjeksore Skënder Brataj.

1 në 1000 banorë vdesin në mënyrë të papritur nga infarkti, pra 3.000 veta në Shqipëri vdesin në mënyrë të papritur. Ata që shpëtojnë janë vetëm 35%. Studimet gjatë pandemisë përforcuan edhe një herë shkaqet siç janë jeta sedentare, mosha, obeziteti etj.,” tha Dr. Brataj.

Ajo thotë se fakorët shkatues janë kompleks, ku nuk përjashtohet edhe ndryshimi i temperaturave që ndikon në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut. Dr. Brataj këshillon parandalim i cili duhet të fillojë të merret në konsideratë nga të gjtha ata që shohin se kanë të pranishëm një faktor risku në trupin e tyre.

Kur faktorët e riskut janë arritur, duhet të parandalosh. Duhet të bësh një elektrokardiogramë, një ekokardiogramë që të shohësh dimensioned e zemrës sepse mund të kesh patur edhe një infarct të vogël dhe nuk e ke vënë re.Ndërsa po ti bësh këto ekzaminime duket që ke pas një pasojë,” tha Dr. Brataj.

Sipas statistikave, 80% e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, ndodhin në orën e parë, në rast se nuk ndërhyhet. Në Shqipëri përllogaritet se nga sëmundjet kardiovaskulare vdesin çdo vit me shumë se 11 mijë persona.

/a.r

#Vdekjet #papritura #nga #sulmet #në #zemër #Brataj #Duhen #ekzaminime #të #rregullta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button