Sport

“Nuk e ka asnjë vend i botës”, Fidel Ylli flet për stadiumin e ri në Tiranë: Nuk do i kërkojmë qeverisë asnjë para

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli ka zbuluar për emisionin “7pa5” në Vizion Plus projektin ambicioz, i cili pritet të ndërtohet në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për një kompleks olimik, që nuk e ka asnjë vend tjetër i botës sipas Yllit.

“Nuk do bëhet një stadium, do të bëhet një qytet olimipik. Stadiumi dhe 3 fusha të tjera olimpike futbolli. Kemi marr si referenc stadiumin e Juventusit, por ne kemi një ulëse më shumë.

Nuk do ti kërkojmë qeverisë asnjë para. As për “Air Albania” nuk kishte para, por vuri tokën në dispozicion, gjeti formulë partneriteti publik-privat. U bë një stadium për mua më i bukur, por qe një gaf e madhe që u bë pa një pistë atletike.

Nuk është në asnjë vend të botës. Pallat sporti me 6 mijë vendi. Mund tbësh kampionate botërore. Është një poligon për kampionat botëror. Këtë qendër e kemi bërë që një partner privat që do investojë të shohi planin e biznesit. Ne duhet të gjejmë një gjë që edhe të prodhojë para, që mos të falimentojë.

Vitin tjetër do mbarojë stacioni i trenti, kjo qendër është afër aeroportit dhe ne duhet ta bëjmë qendër turistike sportive. Te stadiumi i juventusit kam paguar 200 dollarë për të hyrë brenda për të parë ambientet.”, tregon presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli.

/a.r

#Nuk #asnjë #vend #botës #Fidel #Ylli #flet #për #stadiumin #në #Tiranë #Nuk #kërkojmë #qeverisë #asnjë #para
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button