Aktualitet

“I përgatitur për çdo skenar,” Këlliçi: Berisha e dinte që para 3 javësh që do t’i ndalohej komunikimi me qytetarët

Cilido do të jetë vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj tij, Sali Berisha është përgatitur vetë, por ka përgatitur edhe grupimin të cilin drejton. Belind Këlliçi, i ftuar në “Debat” me Alba Alishanin tregoi ish-kryeministri ka qenë në dijeni të “skenarit” që do të ndiqet ndaj tij që prej tre javësh tashmë.

“Në komunikimet e mia me zotin Berisha, ai ka qenë shumë i qartë dhe para tre javësh më ka thënë mua personalisht që do t’i hiqet e drejta e komunikimit me qytetarët,” tregoi Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit tregoi po ashtu se strukturat drejtuese të partisë kanë nisur tashmë përgatiten për përgjegjësinë e shtuar që do të kenë në mungesë të liderit.

Megjithatë, cilido qoftë vendimi, duket se komunikimi i liderit të demokratëve me qytetarët apo aleatët nuk do të mungojë.

“Ka filluar të bëhen përgatitjet për këtë vendimmarrje. Berisha ka qenë i vetëdijshëm, ka anticipuar edhe mënyrën sesi do të komunikojë qoftë me opinionin e gjerë publik, qoftë me bashkëpunëtorët e tij. Do ta shihni në ditët në vijim.”

Sa i përket vendimit të nesërm, Këlliçi shprehet

“Skenari do të cohet deri në fund. Berisha do të izolohet në arrest shtëpie.”

/a.r

#përgatitur #për #çdo #skenar #Këlliçi #Berisha #dinte #që #para #javësh #që #ndalohej #komunikimi #qytetarët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button