Sport

Barazon me Salernitanën, Milanit i shtohen dhe 2 dëmtime

Milani vazhdon që të mundohet nga dëmtimet e futbollistëve që nga nisja e sezonit.

Edhe në sfidën kundër Salernitanës, trajneri Stefano Pioli u detyrua që të bënte dy zëvendësime të detyruara: Simiç për Kjaerin dhe Florenzi për Tomorin.

Pas kontrolleve të kryera rezulton se për danezin nuk ka lëndim serioz, por shqetësuese është gjendja e anglezit, i cili ka një problem muskulor në kofshën e djathtë.

Lista e lojtarëve të padisponueshëm duket e destinuar të zgjatet. Për momentin në infermeri janë Caldara, Kalulu, Thiau, Musah, Pobega, Okafor, Sportiello dhe Pellegrino. Për ndeshjen e radhës më 30 dhjetor kundër Sausolos për trajnerin Stefano Pioli do të ketë një tjetër dhimbje koke.

Skuadra vuajti shumë në takimin ndaj Salernitanës dhe vetëm në fund arriti të shmangte humbjen.

Portieri Mike Maignan bëri një gabim fatal në goditjen e Candrevës dhe Milani e gjeti baraizmin vetëm në minutën e fundit falë Luka Jovic.

“Djalli” shmangu një humbje të sikletshme ndaj skuadrës së fundit të Serie A.

/a.d

#Barazon #Salernitanën #Milanit #shtohen #dhe #dëmtime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button