Aktualitet
Escobar mbërrin në selinë e PD-së, takim me Alibeajn dhe Bardhin!

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në zyrat e reja të PD-së për takimin me Enkeljed Alibeajn. Escobar shoqërohej nga Kim, ndërsa u prit nga Gazment Bardhi.
Pas takimeve ditën e djeshme me Ramën dhe Begaj, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë./M.T/dritare