Aktualitet

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian tha të hënën se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë se 140 zyrtarë dhe organizata dhe ka përmirësuar disa rregulla, që Moska i ka përdorur për të anashkaluar sanksionet e mëparshme.

Ky është raundi i 12-të i sanksioneve, që Bashkimi Evopian ka vendosur ndaj Rusisë, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainë pothuajse dy vjet më parë.

Sanksionet kanë në shënjestër sektorin e energjisë, bankat, kompanitë, tregjet dhe ngrirjen e pasurive të mbi 1000 zyrtarëve rusë, përfshirë ndalimin e udhëtimit vendet e BE-së.

Brukseli tha se sanksionet e fundit do t’i jepnin një goditje të mëtejshme aftësisë së Putinit për të vazhduar luftën, duke goditur sektorë me vlerë të lartë të ekonomisë ruse dhe duke e bërë më të vështirë anashkalimin e sanksioneve të BE-së.

Importi, blerja ose transferimi i diamanteve natyral, sintetik dhe bizhuterive me diamante do të ndalohet duke filluar nga 1 janari. Ndalimi zbatohet për diamantet me origjinë nga Rusia, të eksportuara nga Rusia dhe që kalojnë tranzit përmes Rusisë, si dhe për diamantet ruse të përpunuara diku tjetër.



#vendos #sanksione #të #reja #ndaj #Rusisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button