Aktualitet
Tragjike/ Bie zjarr në një shtëpi, humbin jetën 5 fëmijë

Pas rënies së zjarrit në një shtëpi në Arizona, SHBA, kanw humbur jetwn pesë fëmijë, ku sipas informacioneve, fëmijët e moshës 2,4,5,11 dhe 13-vjeç, të cilët ishin vetëm në shtëpi në momentin kur ra zjarri.
Zjarri ka rënë rreth orës 17:00. ditën e djeshme dhe viktimat nuk arritën të largoheshin nga shtëpia e tyre, e cila ndodhet pranë lumit Kolorado.
Autoritetet po hetojnë incidentin, megjithatë nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë.
Katër fëmijët ishin vëllezër e motra dhe fëmija i pestë ishte një i afërm, sipas Emily Fromelt, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së qytetit Bullhead
#Tragjike #Bie #zjarr #në #një #shtëpi #humbin #jetën #fëmijë
lajmetverteta