Aktualitet

I akuzuar për tendera korruptivë, Lefter Alla ankimon vendimin në Apel, seanca ,mbahet të premten

Mësohet se Alla u la në burg, pasi akuzohet për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

BULQIZË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën e sigurisë arrest me burn në Apel. Mësohet se Alla u la në burg, pasi akuzohet për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Alla pretendon se kjo akuzë ndaj tij ështrë e pabazë dhe në shkelje të ligjit. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e Allës. Seanca është caktuar që të mbahet ditën e premte në orën 09:30.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga rreth 1 muaj më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button