Aktualitet

Haxhi Shala po intervistohet në EULEX

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka zhvilluar një operacion në fshatin Banjë të Malishevës, ku janë bastisur pronat e ish-deputetit Haxhi Shala, i njohur si komandant “TOPI”.

Shala po ashtu po intervistohet në zyrën e EULEX-it, në Prishtinë.

Kështu tha Metush Kryeziu, kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Malishevë.

Kryeziu tha se Shala po intervistohet nga EULEX-i.

“Ende qëndron në arrest. Se si do të rrjedhin gjërat nuk e dimë:, tha ai për Klankosova.tv

Zhvillimin e operacionit është konfirmuar nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes një përgjigje për Klankosova.tv

Por, Cristopher Bennett, këshilltar special në këtë zyre nuk dha asnjë detaj rreth rastit të komandant “Topit”.

Haxhi Shala intervistohet nga Gjykata Speciale, e konfirmon djali i tij



#Haxhi #Shala #intervistohet #në #EULEX
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button