Aktualitet
VIDEO: 547 mijë turistë në Nëntor, Rama: Vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit

547 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit Nëntor 2023, duke e çuar numrin e përgjithshëm vjetor të turistëve deri më tani në 9.54 milionë.
Shifra e lartë e turistëve të huaj në vendin tonë, sipas Kryeministrit Rama, është tregues për turizëm gjithëvjetor në Shqipëri.
“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në Facebook.
/a.r
#VIDEO #mijë #turistë #në #Nëntor #Rama #Vendi #vizitohet #në #çdo #stinë #të #vitit
Java News