Arrestohet komandat ‘Topi’ me urdhër të Gjykatës Speciale, akuzat që rëndojnë mbi të

Komandat ‘Topi’, Haxhi Shala, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Gjykatës Speciale. Lajmi njoftohet nga mediat e Kosovës, ku theksohet se arrestimi i tij vjen si pasojë e një procesi hetimor nga prokurori i Dhomave të Specializuara.
Nga të dhënat e para mësohet se komandati, Haxhi Shala dyshohet për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.
/a.r
#Arrestohet #komandat #Topi #urdhër #të #Gjykatës #Speciale #akuzat #që #rëndojnë #mbi #të
Java News